E ndalën në kampionat, e ndalin sërish edhe sot në një ndeshje kontrolluese. Arsimi i Çegranit tregohet ”kockë” e fortë për Vardarin, duke barazuar 1:1. Dueli i luajtur sot në Shkup solli test të mirë për dy ekipet dhe ç’është më e rëndësishme Arsimi tregoi nivel të kënaqshëm që premton për sezonin e ri.

Pjesa e parë ishte e balansuar, por Vardari shkoi në pushim me epërsi 1:0.
Arsimi reagoi në pjesën e dytë kur Amar Emruli me gol nga gjuajtja e lirë shënoi për barazim 1:1 që në fund u tregua rezultat final i takimit.
Për stafin teknik të Arsimit kjo ishte mundësi e mirë për të parë formën momentale të ekipit, e që nga ndeshja në ndeshje do të merr formën e duhur.

