Sportmania e paralajmëroi, Jackson shfaqet te Istanbulspori  

Lajmi ekskluziv i Sportmanias për kalimin e brazilianit Jackson nga Egnatia e Rogozhinës te Istanbulspori në Turqi merr edhe konfirmim zyrtar. Skuadra turke ka shpalosur listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Istanbulsporit dhe aty krahas shqiptarëve Et’hemi, Rroca, Guri, Topalli e Loshaj, figuron edhe Jackson Laurentino. 

Braziliani ishte dëshirë e madhe e Shkëndijës, ai madje u morr vesh me tetovarët dhe klubet gjetën akordin për vlerën e kartonit, mirëpo në moment të fundit lohtari u tërhoq. U supozua se arsyeja do ketë qenë një ofertë tjetër joshese dhe vërtetohet se pikërisht Istanbulspori është arsyeja e ndërrimit të mendjes nga ana e Jacksonit. Mbetet vetëm e paqartë nëse ai do të qëndrojë për prova te skuadra turke, apo bëhet fjalë për transferim direkt, sepse përveç faktit që gjendet në listë dhe shihet në foto me grupin, deri tash asnjë lajm zyrtar për këtë lëvizje nuk ka publikuar Istanbulspor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close