Struga Trim Lum sot pasdite do të luajë ndeshjen e parë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve kundër Zhalgirisit. Takimi do të luhet në Lituani dhe do të nis nga ora 18:00, ndërsa transmetimin e ndeshjes do ta bëj televizioni publik në gjuhën shqipe – TVM2. Njoftimin e ka bërë vet televizioni përmes rrjeteve sociale, përderisa të njejtën e ka konfirmuar edhe Struga Trim Lum.

Njoftimi i servisit publikt TVM2:
EKSKLUZIVE, Zhalgiris – Struga Trim Lum live në TVM2!
Kampioni i vendit tonë, Struga Trim Lum, në arenën e kampionëve të Europës paraqitet me transmetim të drejtpërdrejtë në TVM2!Ndeshja debutuese e struganëve në Champions, ndaj kampionit të Lituanisë, Zhalgirisin, me transmetim të drejtpërdrejtë nga Kaunasi, ekskluzivisht në TVM2, sonte nga ora 17.55.


