Arlind Ajeti është zyrtarizuar te skuadra e re. Mbrojtësi shqiptar është lojtar i ri i Clujit në Rumani.

Ajeti do t’i bashkohet Ermal Krasniqit te skuadra rumune. Reprezentuesi shqiptar në të kaluarën kishte përvojë edhe në Serie A, si futbollist i Torinos.


