Shkupi është gati ta prezantojë prurjen e re në Cair. Bëhet fjalë për Suad Sahitin, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e elitës vendore me skuadrën e Rabotniçkit. Sipas asaj që përflitet, mungon vetëm zyrtarizimi, pasi palët kanë arritur akordi për kontratë një vjecare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Sahiti te Shkupi vjen nga skuadra e Llapit, ku ishte së fundit dhe ku nuk zhvilloi asnjë ndeshje, pasi që kishte probleme administrative dhe nuk ishte regjistruar me kohë për të garuar në Super Ligën e Kosovës.
Suad Sahiti në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e Skendërbeut, AEL-it, Septemvrit, Vislla Plokut dhe Shibenikut.

