Fillon paraqitja për turneun në futboll të vogël “Dobroshti 2023” 

Prej 22 korrikut starton turneu tradicional në Dobrosht të Tetovës, ndërsa paraqitja e ekipeve bëhet deri më datën 20 korrik. 

Vera sjell kthimin e mërgimtarëve në vendlindje dhe me këtë edhe nevojën e organizimeve të ndryshme për t’ua zbukuruar sa më shumë pushimin vëllezërve nga mërgata. 

Futbolli si sporti më i popullarizuar është pjesë e pandashme e shoqërisë dhe trunetë në futboll të vogël janë goxha të popullarizuara në shoqërinë tonë. 

Kështu fshati Dobrosht i Tetovës vazhdon ti mbetet besnik traditës, duke vijuar me organizimin e turneut në futboll të vogël. 

“Dobroshti 2023” do të nisë nga data 22 korrik, derisa tashmë ka nisur procesi i paraqitjes së ekipeve të interesuara për pjesëmarrje. Skuadrat do të mund të paraqiten deri më datën 20 korrik, për shumën prej 7 000 denarëve. 

Turneu do të luhet me sistemin 5+1 me nga 4 skuadra në grupe, ku dy të parat avansojnë në fazën e eliminimit. 

1 500 euro është shpërblimi për ekipin që do të fitojë vendin e parë500 euro do të merr skuadra e mundur në finale, ndërsa 250 euro shpërblehet vendi i tretë

Regjistrimet bëhen në faqen e Facebook-ut të turneut si dhe në numrat e telefonit: 

071 451 441 dhe 071 593 297

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close