Ish-finalisti Nick Kyrgios, tërhiqet çastet e fundit nga turneu i “Wimbledonit”

Në Grand Slemin e tenisit në “Wimbledon”, vitin e kaluar, Kyrgios arriti në finalen e turneut, ku u mposht nga Novak Djokovic. Mirëpo tenisti australian nuk do të marrë pjesë në eventin e sivjetmë, pasi përmes një postimi në Instagram, mbrëmë ai ka treguar se po tërhiqet për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës.

“Jam në pozicionin fatkeq të them se do të më duhet të tërhiqem nga “Wimbledon” këtë vit. Gjatë rikthimit tim, pata disa dhimbje në kyçin e dorës gjatë turneut në Mallorca. Si masë paraprake, bëra teste dhe ato treguan një shkëputje ligamenti në kyçin tim.

Kam provuar gjithçka për të luajtur dhe jam i zhgënjyer ta them, por nuk kam pasur kohë të mjaftueshme para turnout për t’u rikuperuar. Do të kthehem, si gjithmonë, e vlerësoj mbështetjen nga fansat e mi”,- ka shkruar ai konkretisht.

Ish-finalisti Nick Kyrgios, tërhiqet çastet e fundit nga turneu i

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close