UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, aty ku për herë të parë do të merr pjesë edhe Struga Trim Lum nga Maqedonia e Veriut. Ekipi strugan në këtë fazë do të përballet me Zhalgirisin, ku sfidën e parë e luajnë në transfertë. Kjo ndeshje në program është me datë 11 korrik, ndërsa në të njëjtën, drejtësi do të vënë arbitrët nga Azerbejxhani, me në krye Elçin Masijev. I njëjti arbitër, i ka referuar edhe Sileksit gjatë vitit 2021. Ndihmës të Masijev në ndeshjen e 11 korrikut ndërmjet Zhalgirisit dhe Strugës, do të jenë Elshad Abdullajev dhe Parvin Talibov, ndërsa arbitër i katërt është, Kamal Umudlu.


