Armando Sadiku transferohet në Indi

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku ka zgjdhur të vijojë karrierën në Indi aty ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan. Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi. Ndërkohë, skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione nëpërmjet plej offit. Kujtojmë se së fundmi, Sadiku ishte pjesë e Kartagenës në LaLiga 2, ndërsa në 34 ndeshje gjeti edhe tetë herë rrugën e rrjetës. Tashmë, për sulmuesin nis një aventurë e re me shpresën se do të mund të gjejë vazhdimësinë e duhur për të kontribuar më pas edhe për pjesën e mbetur të eliminatorëve Euro 2024 me fanellën kuqezi të Shqipërisë, duke qenë se trajneri Silvinjo e sheh pjesë të planeve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close