Legjenda Gerrard fluturon drejt Arabisë Saudite, nënshkruan për Al Etifaq

Steven Gerrard u shkarkua nga Aston Villa më 21 tetor dhe rreth tetë muaj më vonë, ai duket se ka gjetur klubin e tij të ri. Sipas raportimeve, tekniku 43-vjeçar ka rënë dakord për gjithçka me skuadrën Al Etifaq të Arabisë Saudite.

Legjenda e Liverpool thuhet se është tashmë në Lindjen e Mesme për të finalizuar marrëveshjen dhe për të bërë një njoftim zyrtar. Al Etifaq sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e 7-të me 37 pikë.

Trajneri anglez, përveç Aston Villas, ka punuar edhe si trajner i parë i skuadrës së  Rangers, me të cilin fitoi kampionatin skocez në sezonin 2020-2021 dhe theu serinë e nëntë fitoreve radhazi të Celtic.

Legjenda Gerrard fluturon drejt Arabisë Saudite, nënshkruan për

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close