Një tetovar në stafin teknik të kampionëve të Shqipërisë. Kushtrim Voka edhe zyrtarisht prezantohet si pjesë e stafit të trajnerit të ri të Partizanit, që drejtohet nga kroati Zoran Zekiç.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:
“Kushtrim Voka është pjesë e stafit teknik të skuadrës. Voka i cili është prezantuar sot nga drejtori sportiv Arbër Abilaliaj, emërohet në detyrën e trajnerit të portierëve si pjesë e kampionëve të Shqipërisë pas eksperiencave të mëparshme te Shkëndija Tetovës dhe Llapit.
Stafi teknik i të kuqve plotësohet edhe me Mario Kuić në detyrën e zv.trajnerit dhe Marko Matijević përgatitës atletik.”

