Xhelil Abdulla transferohet te Gostivari

Xhelil Abdulla sezonin e ri do të luajë me skuadrën e Gostivarit. Mbrojtësi nga Tetova ka arritur marrëveshje me skuadrën shqiptare që u rikthye në elitën e futbollit vendor. 

Sipas burimeve tona, Xhelil Abdulla ka firmosur kontratë dy vjeçare me Gostivarin, ndërsa ditëve në vijim pritet të prezantohet nga ana e klubit. 

Xhelil Abdulla së fundmi luajti për Shkupin, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Renovës, Shkëndijës, Llapit, Euromilkut, Duisburgut dhe Grafshapit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close