Dy shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Nehar Sadiki dhe Florian Kadriu kanë luajtur rol në sezonin e mbyllur me sukses nga KF Erzeni i Shijakut në Superioren e Shqipërisë. Erzeni u ndeshe me Korabin e Peshkopisë në balotazhin që do të jepte emrin e skuadrës së fundit që do të luajë në elitë. Erzeni fitoi 2:1 pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, pasi koha e rregullt përfundonte baraz 1:1.
Mbrojtësi kumanovar ishte padyshim njeriu i triumfit të Erzenit ku arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 3-të dhe Sadiki ka folur për Oversport pas qëndrimit në elitë të Erzenit.

“Ky ka qenë objektivi jonë qëndrimi në Superiore për golin jam më i emocionuar pasi kontribova në skuadrën time. Faleminderit Shijakut dhe Erzenit. Emocion i fortë të shënosh gol pasi është shtysa e fundit që i jep ekipi. Deliallis na tha fjalët më të mira, na motivoi, shyqyr Zotit jemi më se të gëzuar. Përsa i përket Egnatias ne jemi sportist un nuk kam asgjë me Rrogozhinën, futbollit nuk i dihet asnjëherë i uroj suksese Rrogozhinës edhe pse kam ndejur 1 muaj e gjysëm dua që ata të ecin sa më gjatë në Europë. Ky i sotmi është goli më i rëndësishëm në karrierë”, është shprehur Sadiki.



