FC Shkupi gjatë ditës së sotme do të nis përgatitjet për ndeshjet europiane, ndërkohë paraprakisht drejtuesit e skuadrës kanë njoftuar për të rejat e fundit në skuadër, duke konfirmuar largimet e 8 futbollistëve.

Kështu pjesë e skuadrës nënkampione të vendit në sezonin e ri nuk do të jenë, Kristijan Naumovski, Freddy Alvarez, Vladica Brdarovski, Xhelil Abdulla, Melos Bajrami, Besnik Ferati dhe Pepi Georgiev, ndërkohë me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata me portierin Stefan Jakimovski.
Pas gjithë këtyre largimeve, drejtuesit e skuadrës “bardheblu” do të kenë mjaft punë në angazhimin e futbollistëve të rinj, që pritet të plotësojnë gjithë këto vende të lënë bosh.
Emër i ri në rradhët e FC Shkupit, edhe zyrtarisht do të jetë Arbi Vosha, që vjen nga rradhët e Makedonija Gj.P, dhe me shumë gjasa edhe Hamza Ramani.

