Vazhdojnë super performansat e arbitrit shqiptar të hendbollit, Ismail Metalarit, e që si pasojë i sjellin delegime të reja ndërkombëtare e vendore. Një ndër arbitrat më të mirë të vendit, nëse jo më i miri është deleguar bashkë me Nenad Nikollovskin të ndajë drejtësinë në fazën përfundimtare të Kupës së Maqedonisë.

Federata e Hendbollit të Maqedonisë prej të enjten e deri të shtunën në palestrën “Burimet e Bilijanës” organizon finalet e Kupës në hendboll, derisa për finalen në konkurencë të meshkujve i kanë besuar ndarjen e drejtësisë Metalarit dhe Nikollovskit.

