Struga Trim Lum vazhdon kryesimin në elitë dhe pas fitores 2:0 ndaj Tikveshit ka folur trajneri struganëve, Shpëtim Duro.

“Sigurisht që objektivi ishte fitorja në këto momente, por duke ju referuar lojës, sigurisht shënuam shumë shpejtë, në pjesën e parë patëm ca probleme, por në pjesën e dytë me gjithë ato gjëra që bëmë kam mendimin që dominuam totalisht nuk i lam hapësirë kundërshtarit në asnjë moment dhe në fund mund të them se rezultati mund të ishte edhe më i thellë.” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili dje udhëhoqi skuadrën e Strugës për herë të 8-të, duke regjistruar 6 fitore dhe 2 barazime.

