Shkëndija ka marrë tre pikë të rëndësishme në Shtip kundër Bregallnicës, duke fituar me rezultat minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në elitën e futbollit vendor.

Me këtë fitore Shkëndija ngushton në tre pikë diferencën me Strugën lidere që është e lirë këtë fundjavë.
Ekipi Shpëtim Duros për momentin ka 53 pikë në vendin e parë, ndërsa kuqezinjte kanë grumbulluar 50 pikë. Shkupi edhtë në vend të tretë me 45 pikë, por që ka ndeshje nesër për të zhvilluar ndaj Tikveshit.
Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 5 xhiro për tu zhvilluar dhe asnjëra nga ekipet që renditen në pozitat e para nuk kanë drejt gabimi.
Të tre skuadrat shqiptare kanë edhe nga një përballje direkte ndërmjet veti.

