Zyrtare: Garcia ia sheh sherrin Ronaldos, largohet nga Al Nassr

Rudi Garcia edhe zyrtarisht nuk do të jetë trajner i Al Nassr.

Largimin e tij e ka konfirmuar edhe klubi arab ku njofton se Kryetrajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me “marrëveshje reciproke.

“Bordi dhe të gjithë në Al Nassr dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit”, thuhet në deklaratën e Al Nassr.

Shkarkimi i Rudi Garcia vjen pas raportimeve se ka pasur mosmarrëveshje me Cristiano Ronaldon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close