Episodi i shëmtuar, vjen lajmi i keq për Messi-n nga Barcelona

Një episod i shëmtuar për Lioenl Messi-n. Kampioni argjentinas, i cili po vlerëson mundësinë e një kthimi të bujshëm te Barcelona, duket se ka qenë viktimë e një tentative për vjedhje.

Siç ka bërë të ditur Telenueve, dy keqbërës kanë provuar të vjedhin banesës e kampionit të botës aktualisht te Paris Saint-Germain në Castelldefels, afër Barcelonës.

Siç tregojnë edhe telekamerat e sigurisë, dy hajdutët janë futur në oborr, por nuk kanë arritur të hapin as derën dhe as dritaret për të hyrë në strukturë.

Gjithmonë nga imazhet është parë më pas se pak më mbrapa hajdutët janë arratisur duke vrapuar, ndoshta nga frika për t’u zbuluar nga policia, duke mos arritur ta çojnë në fund vjedhjen.

Për sa i takon fushës, argjentinasi nuk po kalon një moment të mirë në Paris, duke parë se tifozët parisienë kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj kampionit të botë duke e fërshëllyer atë para ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close