FIFA ka ndryshuar formati për Kupën e Botës për vitin 2026, që do të mbahet në Amerikën e Veriut.

Turneu në Amerikën e Veriut, do të jetë më e madhja dhe më e gjata në historinë e Kupës së Botës për shkak të një zgjerimi të shtetëve pjesmarrëse, drejtuesit këtë të martë kanë marrë vendim se në turneun e 2026-ës do të marrin pjesë 48 ekipe nga 32 sa ishin, teksa do të zhvillohen 104 ndeshje në 40 ditë. Ndërsa do ndahen 12 grupe me nga katër ekipe, derisa dy ekipet e para dhe 8-të me të mira në vendet e treta do të kalojnë në fazën eliminuese. Finalja do të zhvillohet me 19 korrik të vitit 2026.
Një mundësi e mirë për të qenë pjesëmarrëse për herë të parë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova, duke valvuar flamujt tanë në këtë turne madhështore që zhvillohet çdo katër vite.

