Struga – Shkupi është derbi i xhiros së 22-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Para kësaj përballje nga tabori i kampionëve në fuqi ka folur edhe ndihmës trajneri, Arben Nuhiu.

“Së pari dua që kjo përballje të jetë një takim korrekt dhe t’i përkasë një derbi. Do të jetë një ndeshje shumë interesante që do të vendosë edhe renditjen e rrethit të tretë, edhe pse është herët të thuhet se ai që fiton e ka siguruar kampionatin, pasi deri në fund ka edhe shumë për t’u luajtur. Mirëpo si do që të jetë, për fituesin do të jenë tri pikë shumë të vlefshme. Sigurisht se ne do të shkojmë në Strugë për fitore, pasi në dy takimet e fundit nuk e kemi gjetur fitoren, kështu shpresojmë se në Shkup do të kthehemi me atë që dëshirojmë ne”, është shprehur Nuhiu për gazetën Koha.

