Ndeshja mes Portland dhe Houston ka prodhuar mbrëmë gjithçka. Mbi të gjitha ka prodhuar një superparaqitje të yllit të NBA, Damian Lillard.

Basketbollisti i Portland ka shënuar plot 71 pikë në fitoren e arritur ndaj Houston me rezultat 131-114.

Lillard është vetëm basketbollisti i tetë në histori që arrin këtë shifër magjike në NBA.
Me paraqitjen e arritur mbrëmë, Lillard është bërë vetëm basketbollisti i dytë në histori të NBA që ka arritur 14 herë të shënoj për 3 pikë në një ndeshje.
6 asiste e 6 kërcime i realizoi poashtu Lillard në ndeshjen e tij të “çmendur” mbrëmë.

