Enur Totre është rikthyer sërish te Shkëndija për të luajtur sërish në formë huazim nga Vorskla.

“Është ndjenjë shumë e bukur sërish të kthehem në shtëpi, në klubin ku u rrita dhe u afirmova si futbollist. Shkëndija ka vend të veçantë në jetën time dhe jam shumë i lumtur që sërish do të mund të kontribuoj për këtë fanellë. Falemenderoj klubin për këtë mundësi dhe shpresoj që bashkarisht të realizojmë objektivat”, është shprehur Totre pasi zyrtarizoi huazimin 6 mujor nga Vorskla te Shkëndija.

