Enur Totre zyrtarisht i Shkëndijës 

Pas dy viteve pauzë mesfushori Ennur Totre sërish do të veshë fanellën e Shkëndijës, pasi vjen në Tetovë si huazim nga ukrainasit e Vorskla Poltavës. 

KF Shkëndija ka komunikuar angazhimin e Ennur Totres. Kryesia, futbollisti dhe drejtuesit e Vorskla Poltavas kanë gjetur akord për huzimin e mesfushorit në 6 muajt e ardhshëm, pas çka zyrtarisht Ennur Totre kthehet në taborin kuqezi. 

Mesfushori 26 vjeçarë vjen si përforcim në gjysmëstinorin pranveror ku Shkëndija kërkon titullin kampion.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close