Enis Bardhi shënon gol për Trabzonsporin, por nuk mjafton për fitore (VIDEO)

Reprezetuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi ka shënuar golin e katërt për kampionët në fuqi të Turqisë, Trabzonsporin. Shkupjani gjeti golin ndaj Ankaragucus, duke shënuar në minutën e 70-të, por i njejti nuk mjaftoi për fitore, pasi ndeshja u mbyll me barazim 1:1.

Trabzonspori me këtë pikë renditet në vendin e gjashtë me 23, gjashtë më pak se lideri Fenerbahçe, ku luan mbrojtësi i majtë përfaqësues së vendit, Ezgjan Alioski.

GOLI ENIS BARDHIT

Bardhi kishte shënuar dy gola kundër skuadrës së Antalias në Superligën e Turqisë, ndërsa edhe një gol tjetër e realizoi kundër Monakos në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close