Pas vendimit të djeshëm të Komisionit të Garave pranë FFM-së, FC Shkupi ndeshjet do të duhet ti zhvillojë jashtë stadiumit të Çairit në një largësi prej 100 km, ndërsa me shumë gjasa bardheblutë do të luajnë në Kërçovë, por ende nuk është përcaktuar se sa ndeshje do të jetë e detyruar ti luajë në terren mysafirë.

Ndeshjen e parë në stadiumin e Kërçovës, FC Shkupi pritet që ta luaj menjëherë këtë të shtunë, kur në kuadër të xhiros së 15-të do të mirëpret Skopjen.
Po në Kërçovë gjatë këtij viti, FC Shkupi do të zhvillojë edhe ndeshjen kundër Bregallnicës, derisa vitin e ardhshëm, më saktë me 19 shkurt do të jetë nikoqir edhe i Shkëndijës së Tetovës për xhiron e 19-të.

