Çerekfinale e Kupës, nesër Shkupi pret Shkëndijën në Çair

E mërkura do të sjell ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndeshja më derbi që sjell kjo fazë është Shkupi – Shkëndija që do të luhet në Çair. Dy skuadrat më të mira shqiptare do të përballen ndërmjet veti për një vend në gjysmëfinale të Kupës. Ndërkohë, Struga Trim Lum do të përballet me Bregallnicën e Shtipit. Në ndeshjet tjera takohen Sileksi – Vardari dhe Makedonija Gjorçe Petrovi – Akademia Pandevi. Të gjitha takimet do të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 13:00 dhe kualifikuesi për në gjysmëfinale vendoset vetëm më një ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close