Lidhjet mafioze të cilat besohen se kanë ndikuar në zgjedhjet e fundit në Itali, kanë dërguar pas hekurave presidentin e klubit të Foggias, që militon në Serinë C italiane. Nicola Canonico është arrestuar së bashku me 18 persona të tjerë, duke përfshirë këshilltaren e qytetit të Barit për “Italia Popolare”, Francesca Ferri.

Urdhri është dhënë nga gjyqtari për hetimet paraprake të Barit me kërkesë të Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë Antimafia të Rrethit Bari. Presidenti i Foggia, Canonico nga viti 2004 deri në vitin 2009, ka mbajtur postin e këshilltarit bashkiak në Bari dhe ka qenë dy herë këshilltar qarku.
Tashmë, investitori puljez përballet me akuza të rënda që në rast se provohen, mund të ndikojnë drejtëpërdrejtë edhe në ecurinë e klubit të futbollit.

