Shkëndija mesditën e sotme do të luajë me Skopjen në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor. Por, trajneri i kuqezinjëve, Qatip Osmani do të ketë disa mungesa të rëndësishme për këtë sfidë.

Ferhan Hasani dhe Mevlan Murati nuk do të jenë në kombinim për këtë ndeshje shkaku i kartonëve të kuq nga sfida e fundit me Rabotniçkin, ndërsa për arsye pezullimi (karton i kuq nga bankina në sfidën me Bregallnicën) jashta kombinimit është edhe portieri Ferat Ramani.
Mungojnë edhe Dashmir Elezi e Zani Nazifi, të dy të grumbulluar me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë pas një kohe të gjatë më në fund në kombinim për lojë është sulmuesi Valmir Nafiu.
Ndeshja nis nga ora 14:00.

