Zëvendësuesi i Unai Emery, Villareali zgjedh “ish”-in e Barcelonës

Villareali lejoi largimin e trajnerit Unai Emery drejt Aston Villa në Premier League, operacion nga i cili ka përfituar 6 milionë euro. 50-vjeçari spanjoll do të marrë drejtimin e ekipit nga Birmingemi në 1 nëntor, ndërkohë që drejtuesit e Villarealit kanë piketuar pasuesin e tij.

Një ndër emrat e preferuar është Quique Setien, i cili pati një aventurë të shkurtër në stolin e Barcelonës në periudhën janar 2020-gusht 2020. 64-vjeçari qëndron pushim prej momentit kur u nda me klubin katalanas.

Te Villareali kanë nisur bisedimet me Setien, ndërkohë që kandidat për stolin e “Nëndetëses së verdhë” është edhe Marcelino, i cili në verën që lamë pas u largua nga Athletic Bilbao. 57-vjeçari është një njohje e vjetër, pasi ka drejtuar Villarealin për tri vite (2013-2016).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close