Liga e Kampionëve në futboll këtë mesjavë sjell raundin e parafundit të fazës së grupeve. Të martën në program do të jenë ndeshjet e grupeve E, F, G dhe H, ndërsa më me interes pritet të jetë ndeshja që do të luhet në Kroaci ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Milanit, përderisa sfidë e fortë do të jetë edhe përballja Mançester Siti – Borusia Dortmund. Ndërkohë të mërkurën në qendër të vëmendjes do të jetë Bayern Mynih – Barcelona që do të luhet në kaudër të grupit C, ndërsa Elif Elmasi me Napolin e tij do të luajnë me Renxhersin. Të gjitha ndeshjet do të luhen në dy terminet e zakonta të Ligës së Kampionëve, duke nisur nga ora 18:45 dhe 21:00.


