Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sjell katër ndeshje të xhiros së 11-të. Në mesin e katër takimeve, vetëm sfida Rabotnicki – Shkëndija që do të luhet në kryeqytet do të transmetohet drejtpërdrejt në TVM2 dhe Arena Sport. Ndërkohë tri ndeshjet tjera si Makedonija Gjorce Petrov – Skopje, Pobeda – Akademia Pandev dhe Bregallnica – Sileks do të transmetohet në platformën e FFM-së.


