Alban Taipi e bën “sefte” në kampionatin hungarez dhe i jep fitoren ekipit të tij  

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Alban Taipi ka gjetur golin e parë në kampionatin e Ligës së Dytë të Hungarisë, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij Haladas ndaj Gyirmot me rezultatin 2:1. Pikërisht goli i dytë dhe i triumfit ishte vepër e Taipit që realizoi në minutën e 73-të. Për Alban Taipin ky ishte goli i dytë që shënon për skuadrën e Haladas, por i pari në kampionat, pasi paraprakisht kishte gjetur rrjetën në kuadër të Kupës së Hungarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close