“Liverpool e shiti atë sa një filxhan çaji”

Futbollisti legjendar i Arsenalit, Paul Merson, e ka përshkruar transferimin e Sadio Mané nga Liverpool te Bayern Munich me një marrëveshje që mund të arrijë në 40 milionë euro, si “një nga shitjet më të këqija në histori”.

“E kam thënë që nga dita e parë, për mendimin tim shitja e Sadio Mané ishte një nga marrëveshjet më të këqija në histori. Po flasim për një lojtar që shënoi gola plotësisht vendimtar për Liverpoolin, ai ishte lideri i sulmit. Nuk e them këtë vetëm për shifrat e tij. Ata e shitën për 30 milionë, që në Premier League mjafton vetëm për një filxhan çaj. Nuk e kuptova”,- ka analizuar Merson në ‘Sky Sports’ .

Merson shfrytëzoi rastin edhe për të kritikuar nënshkrimin e Darwin Núñez për të zëvendësuar Mané: “Ata shkuan të kërkonin Darvin Núñez, i cili për momentin nuk është as në të njëjtin nivel. A nuk do të kishte qenë më e vlefshme që Mané të mbahej dhe të humbiste atë me kosto zero në fund të sezonit?”

Paul Merson, mesfushori legjendar i Arsenalit nga viti 1985 deri në 1997, kohët e fundit foli për luftën e tij kundër varësisë së tij ndaj alkoolit dhe lojërave të fatit, që e çuan atë të shpërdoronte më shumë se 8.3 milionë euro. “Gruaja ime monitoron celularin tim dhe më jep vetëm pak para,”- shpjegoi ish-mesfushori. Paul Merson filloi të vinte baste në moshën 16-vjeçare dhe pagën e tij të pare me Arsenalin e shpenzoi në vetëm 10 minuta baste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close