E mërkura do të sjell ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Shkupi në këtë fazë do të përballet me Voska Sportin në Çair. Shkëndija gjithashtu do të luajë në shtëpi ndaj Skopjes, përderisa Struga Trim Lum do të pret Rabotniçkin. Në ndeshjet tjera takohen Pobeda – Makedonija Gjorçe Petrovi, Bregallnica – Pelisteri, Vardari – Fortuna, Akademia Pandevi – Luboteni dhe Tikveshi – Sileksi. Të gjitha këto takime luhen nesër duke nisur nga ora 14:00 dhe kualifikuesi për në raundin e radhës përcaktohet vetëm me një ndeshje.


