Debuton me barazim në derbi, çka duhet të ndryshojë Qatip Osmani?

Shkëndija dhe Shkupi nuk shkuan më shumë se një barazim në derbin e sotëm të luajtur në Tetovë në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit vendor. Kjo ishte ndeshja e parë e Shkëndijës në këtë sezon që drejtohet nga tekniku Qatip Osmani, me këtë të fundit që ditën e djeshme mori edhe zyrtarisht detyrën e shefit të stafit teknik. Qato njihet si trajneri që i ka sjellur shumë trofe kuqezinjëve nga Tetova, ndërsa pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e rinj përzgjedhen rikthimin e tij në pankinë për tu rikthyer edhe sukseseve në të ardhmen. Debutimi me barazim, ndoshta nuk ishte aq i kënaqshëm për Qaton, por çfarë duhet të ndryshojë për të ardhmen Osmani që të rikthejë titullin e kampionit sërish në Tetovë, mbetet të shihet gjatë kampionatit në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close