Pa humbje në kampionat, a do ta nis Struga me fitore edhe në Kupë?

Struga Trim Lum është skuadra e momentit në sezonin e ri të elitës vendore. Struganët kanë marrë 7 fitore në 7 ndeshje të luajtura në kampionat dhe janë lider të padiskutueshëm në renditjen tabelare.

Por, a do ta nisin me këtë “vrullë” edhe edicionin e ri të Kupës, mbetet të shihet nesër kur Struga do të përballet në transfertë me Vardar Negotinën. Këta të fundit parashihen si një kundërshtarë të lehtë për Strugën, me ekipin strugan të udhëhequr nga një Bunjamin Shabani e Besart Ibraimi që janë favorit në letër për të nisur me fitore dhe për të marrë kualifikim në raundin e dytë të Kupës pa shumë probleme.

Ndeshja Vardar Negotina – Struga luhet sot duke nisur nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close