Heroi i famshëm i Tripletës me Interin tërhiqet në moshën 31-vjeçare

Davide Santon thotë mjaft me futbollin. Ish-mbrojtësi i Romës dhe Interit ka dhënë një intervistë për TuttomercatoWeb ku ka folur për arsyet që e shtynë t’i thotë lamtumirë futbollit: “Jam i detyruar të ndaloj së luajturi. Jo sepse nuk kam pasur oferta, por sepse trupi im me kaq shumë dëmtime në të kaluarën nuk mund të durojë më. Jam i detyruar ta bëj.” Dëmtimet e kanë shoqëurar pothuajse në çdo sezon, dhe kështu trupi tij nuk është më në gjendjen fizike për të vazhduar të luajë në fushën e blertë.

“Kam vuajtur muajt e parë. Kisha kohë që e mendoja largimin. Kur isha jashtë skuadrës, pata një periudhë të parë ku vuajta: nuk e prisja që kjo karrierë të përfundonte. Doja të luaja, për fat të keq gjërat nuk shkuan siç dëshiroja unë. Kam një familje dy vajza, tani do i përkushtohem atyre dhe më pas do të shoh nëse do të qëndroj në futboll apo në një fushë tjetër”. Në të kaluarën me Interin, mbrojtësi ka fituar 2 kampionate dhe Champions League-n në vitin 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close