Bekim Isufi opsion për pankinën e Shkupit

FC Shkupi kërkon një trajner shqiptar. Pas shkarkimit të Goce Sedllovskit kampionët e Maqedonisë së Veriut nuk gjejnë qetësi, derisa ekipi ka hyrë në seri disfatash.

Turku Gokhan Bozkaya drejtoi ekipin në humbjen nga Bregallnica, ndërsa sot në Kavadar ku Shkupi u mund 3:1 nga Tikveshi në pankinë qëndroi Toni Meglenski. Mirëpo edhe kjo duket të ishte zgjidhje e përkohëshme, pasi do ketë qenë ultimatum i drejtorit sportiv Omer Bunjaku që pankina ti besohet një trajneri shqiptar. Me pak opsione në vend, duket se zgjidhja vjen nga Kosova.

Bekim Isufi del si opsion për pankinën e Shkupit. Ish-trajneri i Dritës së Gjilanit, Ferizajit dhe Ballkanit të Suharekës pëlqehet nga Bunjaku dhe pritet t’i ofrohet pankina e nxehtë e Shkupit.

Interes ka edhe për një trajner me përvojë nga Shqipëria, por duhet pak kohë për më shumë detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close