Filloi keq me golat e Mbappes që i dha PSG avantazhin 2-0 pas vetëm 22 minutash, vazhdoi me fërshëllimën e fundit të ndeshjes që vërtetoi suksesin e skuadrës franceze pavarësisht golit të McKennie në pjesën e dytë. Duhet thënë se Champions League përfundoi keq edhe për katër tifozë të Juventusit që u arrestuan nga policia pas asaj që ndodhi në tribunat e ‘Parc des Princes’ disa orë më parë.

Të martën në mbrëmje, tifozët u panë duke kryer akte raciste, duke përfshirë përshëndetje romake, si dhe ofendime të ndryshme për Donnarumma-n dhe napolitanët. Dhe vetëm njëra nga videot në fjalë u kushtoi të katër personave të vendosur në paraburgim që të identifikoheshin nga kamerat. Njoftimi ka ardhur mëngjesin e sotëm nga selia e policisë së Parisit përmes një shënimi zyrtar ku saktësohet edhe akuza ndaj tifozëve.
“Katër persona u identifikuan me video dhe më pas u arrestuan mbrëmë nga policia për nxitje publike të urrejtjes racore brenda një objekti sportiv gjatë ndeshjes PSG-Juve. Është hapur një hetim”, thuhet në deklaratë. Në këtë pikë, edhe UEFA – gjithmonë shumë e ndjeshme për këtë çështje – mund të ndërhyjë për të hapur një hetim sportiv për këtë çështje, me pasoja të mundshme për Juventusin.

