Shkëndija e Tetovës është bërë me drejtues të ri. Klubi tetovar ka komunikuar sot ndryshimet e reja strukturore në udhëheqësi. President i ri i kuqezinjëve do të jetë profesor doktor Zamir Dika. Për drejtor sportiv është emëruar një ish-futbollist me karrierë më të pasur ndërkombëtare, Harun Isa, i cili vjen në përbërje me dy bashkëpuntorë të ngushë si Ibrahim Osmani dhe Skender Jonuzi. Ky i fundit është ndihmës seleksionues edhe te përfaqësuesja A të Maqedonisë së Veriut. Një emër i njohur që në të kaluarën ishte pjesë e drejtuesve të kuqezinjëve, Lulzim Imeri rikthehet sërish te Shkëndija për të udhëhequr administratën e klubit në aspekt financiar dhe administrativ. Pjesa tjetër e strukturës së klubit mbetet me emrat e njejtë që ishin pjesë edhe e udhëheqësisë paraprake.


