Bruno Dita: Rikthimi në Tetovë na jep motivim shtesë

Pas pesë xhirove të zhvilluara jashtë Tetovës, sot Shkëndija rikthehet në Stadiumin e Qytetit në Tetovë për të zhvilluar ndeshjen ndaj ekipit të Makedonija Gj.P. në kuadër të javës së gjashtë të LPFMV-së.

Hera e fundit që kuqezinjtë u përballën me Makedonija Gj.P. ishte ndeshja e zhvilluar në muajin prill kur në Stadiumin e Qytetit në Tetovë kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3:1 me dy golat e Dorievit dhe një të Sindrit Gurit.

Shkëndija dhe Makedonija Gj.P. gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 35 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 18 fitore, 9 humbje dhe 8 përballje kanë përfunduar me barazim.

Bruno Dita: “Rikthehemi në Stadiumin e Qytetit në Tetovë dhe kjo do të jetë motivacion shtesë për skuadrën. Pesë xhiro radhazi kemi luajtur në terren të huaj dhe prej tani besoj se gjithçka do të jetë më lehtë. Kundër Maqedonisë së Gjorçe Petrov, me ndihmën edhe të tifozëve tanë, shpresoj që do të arrijmë fitoren e radhës dhe do të arkëtojmë tre pikë të reja”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close