Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Leard Sadriu do të transferohet në kampionatin slloven të futbollit.

Sipas portalit Dukagjini, Shkëndija dhe Mura kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit 21 vjeçar, anëtar i përfaqësueses U21 të Kosovës.
Mura që bën gara në Superligën e Sllovenisë do t’i paguaj afro 100 mijë euro për shërbimet e ish-mbrojtësit të Kosovës U21.

