Fatjon Jusufi: Kundër Sileksit kërkojmë 3 pikët e rradhës

Me start perfekt prej 4 triumfeve në po aq ndeshje të zhvilluara, lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, synon fitoren e pestë radhazi kur të mërkurën në program është xhiroja e rregullt, e para në mesjavë për sezonin e ri.

Struganët para shikuesve të vet e presin Sileksin e Kratovës, në kuadër të javës së pestë.

Futbollisti Fatjon Jusufi, beson e shpreson se do të vazhdojnë serinë e fitoreve, sidomos janë të motivuar edhe më shumë pas triumfit me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijes në Strumicë.

Normalisht që pas 4 fitoreve radhazi atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme, e sidomos pas fitores së fundit ndaj një skuadre shumë të fortë siç është Shkëndija. Edhe kundër Sileksit do të përpiqemi të dalim me 3 pikë edhe pse e dimë të gjithë se do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe e luftuar.

Megjithatë që të gjithë e dimë se nuk ka kundërshtarë të lehtë në këtë kampionat, ashtu që duhet shumë luftë për të fituar ndeshjet. 

Respekt për Sileksin, por me një vetëbesim si në ndeshjet paraprake shpresoj se do ia dalim edhe këtë herë””, tha Jusufi.

Dueli Struga-Sileksi zhvillohet të mërkurën në Strugë me fillim në orën 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close