Racizëm në Superligë, preh bie ish-sulmuesi i Tiranës 

Drenica dhe Gjilani kanë barazuar 0-0 në Superligën e Kosovës. Veç rezultatit, në këtë takim ka bërë xhiron edhe një video me baza raciste. Preh e sulmit ka rënë Elton Cale, sulmuesi i Gjilanit dhe ish-lojtari i njohur në Superligën shqiptare me Tiranën.

Ka qenë mbrojtësi dhe kapiteni i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku ai që ka ofenduar rëndë Cale gjatë një dueli. “Të q**** magjupin e nanës”, ka thënë mbrojtësi, me mediet në Kosovë që kanë dënuar rastin. Pritet vendimi i FFK dhe Disiplinës për këtë fjalor aspak të hijshëm në një ndeshje futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close