Totre e Seferi munden edhe në sfidën e dytë me Vorskla-n

Dyshja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Ennur Totre e Taulant Seferi, bashkë me reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, si dhe shqiptarin tjetër Ardit Toli ishin pjesë e formacionit titullar të Vorskla Poltava në takimin e sotëm të xhiros së dytë në elitën e futbollit të Ukrainës. 

Vorskla Poltava pas disfatës në xhiron e parë, sot ka pësuar tjetër humbje në javën e dytë të kampionatit, pasi u mund me shifrat 1:2 nga ekipi udhëtues Veres-Rivne.

Tre ish-lojtarët e Tiranës e nisën si titullarë ndeshjen edhe pse vetëm pak kohë më parë u bashkuan me Vorskla-n.

Tre ish-lojtarët e Tiranës, Ennur Totre, Taulant Seferi dhe Ardit Toli përkundër faktit se e filluan si titullarë takimin, megjithatë nuk mundën të ndihmojnë skuadrën e tyre të paktën të shmangte humbjen dhe të prekte pikën e parë në sezonin e ri.

Me këtë rezultat Vorskla mbetet me zero pikë pas dy ndeshjeve të para të sezonit të ri duke mbajtur vendin e fundit në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close