Ish-seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski, pas një pauze prej një viti, më në fund ka gjetur një punë të re dhe në të ardhmen do të drejtojë skuadrën kroate, Gorica.

Emri Angellovskit më herët ishte i lidhur edhe me disa skuadra tjera, në mesin e të cilave edhe gjiganti kroat, Hajduk, por e njejta nuk u realizua.
Trajneri nga vendi udhëheqi përfaqësuesen e Maqedonisë nga viti 2015 deri në vitin 2021, gjatë së cilës arriti suksesin historik, duke u kualifikuar në Kampionatin Europian.
Angellovski më herët ka qenë trajnerë edhe i Rabotniçkit.

