Ranges ka shënuar mbrëmë një sukses historik. Klubi skocez mposhti 0-1 PSV-në dhe siguron pas 12 vitesh një biletë për në grupet e Champions League-s.

Një mungesë e gjatë, që më në fund ka përfunduar. Por mbërritja në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm të Europës është vetëm qershia mbi tortë e një dekade të mbushur vetëm me suksese nga klubi nga Glasgow.
Që prej vitit 2012 e deri më tani, sukseset kanë pasuar njëra-tjetrën. 10 vite më parë Rangersi gjendej në Ligën e Katërt të futbollit skocez, por në vitin 2016 siguron ngjitjen në elitë.
Gjatë kësaj periudhë, Rangersi ka fituar Ligën e Katërt, Ligën e Tretë dhe Ligën e dytë. Ndërkohë titullin kampion e fiton në vitin 2021, duke u bërë i pari trofe i Ligës së Parë që prej 10 viteve. Sa i përket arenës europiane, sukses nuk ka munguar as këtu.

