E bërë me materiale të ricikluara, Milani sjell risi me fanellën e tretë (VIDEO)

Është zbuluar fanella e tretë e Milanit sponsorizuar nga firma e veshjeve Puma. Lajm për kuqezinjtë është fakti që kanë zgjedhur jeshile ulliri me detaje të verdhë fluoreshente.

Kompleti i ri i tretë përqafon drejtimin strategjik të ndërmarrë nga Milan dhe Puma, me dy markat që përmes stilit, modës dhe kulturës së qytetit të Milanos zhvillojnë produkte performuese për sport dhe në përputhje me stilin e jetës dhe tendencat e modës. Klubi nga Milano ka një risi në fanellën e saj të tretë, ku është bërë me materiale 100% të riciklueshme.  

Uniforma e tretë është dizenjuar me ngjyrën e ullirit dhe për herë të parë kampionët e Italisë do ta mbajnë veshur ndeshjen e mbrëmjes së shtunë, në orën 20:45 në stadiumin “San Siro” ndaj Bolonjës, e vlefshme për javën e tretë të Serisë A italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close