Enis Bardhi në ekipin e javës për xhiron e 3 të Super Ligës së Turqisë

Super paraqitja e kurorëzuar me dy gola ka bërë që Enis Bardhi të përfshihet në formacionin më të mirë të xhiros së tretë në Super Ligën e Turqisë në përzgjedhje të sajtit të specializuar SofaScore.

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut realizoi dy gola në humbjen 5:2 të Trabzonsporit në transfertën me Antalyasporin. E nisi ndeshjen në pankinë, por pasi hyri në lojë në minutën e 43-të Bardhi bëhet protagonist absolut kur me dy realizime negativën 2:0 e solli në baraspeshë 2:2. Fatkeqësisht në minutat e fundit kampionët e Turqisë pranuan tre gola dhe humbën ndeshjen bindshëm, por kjo nuk pengoi notën 8.1 për Bardhin që e bën jo vetëm lojtarin më të mirë të skuadrës së tij, por edhe futet ne formacionin më të mirë të javës përkundër debaklit të ekipit të tij.

Me vetëm dy paraqitje (një në Europë e një në Turqi), Bardhi tregon se do të jetë përforcim i madh për Trabzonsporin, ku u transferua pas 5 viteve në Spanjë te Levante.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close